Saturday, April 14, 2012

Investimet e Huaja Direkte- trajtim studimor


1.Hyrje

Nga viti 1980 deri ne vitin 2000,investimet e huaja direkte (IHD) u rriten ne nje mase te konsiderueshme ne botw.Sipas statistikave te UNCTAD,totali I kapitalit per IHD hyrese ne bote ishte 0.7 trilion ne 1980,1.95 trilion ne 1990 dhe 6.15 trilion ne vitin 2000.Vleresimet perkatese sipas viteve per kapitalin total boteror te IHD dalese jane 0.56,1.76 dhe 5.99 trilion.Vendet e zhvilluara jane gjeneruesit kryesore te totalit te IHD dalese me 86 perqind te kapitalit total boteror dhe marresit e shumices se IHD hyrese me 65 perqind te kapitalit boteror.Prapeseprape pjesa qe marrin vendet ne zhvillim,IHDte e se cilave vijne me se shumti nga vendet e zhvilluara po rritet.Kapitali total i IHDve hyrese per vendet ne zhvillim eshte rritur nga 28 perqind e kapitalit boteror ne 1990 ne 33 perqind ne vitin 2000,ndersa pjesa e tyre ne IHDte dalese boterore eshte rritur nga 7 ne 13 perqind per keto vite.Tabela 1 tregon qe bashke me rritjen e pjeses se tyre ne totalin e IHDve boterore,vendet ne zhvillim kane pasur nje rritje me te shpejte te GDPse reale per banor se vendet e zhvilluara nga viti 1990 ne vitin 2000.Kjo eshte conform dhe teorise qe thote qe grumbullimi I kapitalit eshte I rendesishem per rritjen ekonomike.Norma vjetore e rritjes se GDPse reale per fryme nga viti 1990 deri ne vitin 2001 per vendet ne zhvillim ishte 2.9 perqind ndersa per vendet e zhvilluara ishte 1.7 perqind.Me gjithe rritjen e madhe te IHDve dhe te GDPse reale per banor,vendet e zhvilluara kane pasur nje renie te te ardhurave nga taksat mbi korporatat ne raport me GDPne.Keen dhe Simone tregojne qe te ardhurat nga taksat mbi korporatat ne raport me GDPne kane rene nga 2.9 perqind ne 2.3 perqind per vendet ne zhvillim.Kjo ndodhi dhe per shkak dhe te reduktimit te normave te taksave si ne vendet ne zhvillim dhe ne vendet e zhvilluara.Por megjithate vendet e zhvilluara arriten ti rrisin te ardhurat nga taksat mbi korporatat nga 1.9 perqind e GDPse me 1992 ne 2.5 perqind ne 2001.
            Ne kete studim,ne se pari do te bejme nje trajtim te pergjithshem te IHD,duke njohur diferencat mes vendeve te zhvilluara dhe atyre ne zhvillim,diferenca ne perberjen e IHDve Brenda nje vendi dhe diferenca ne prejardhjen gjeografike te IHDve hyrese.Pastaj do te vijojme me nje diskutim mbi menyrat e komplikuara me te cilat nxitjet ndaj IHD ndikohen nga sistemet e taksave te vendit amtar dhe ati prites.Nxitjet qe ndikojne vendimet per investime trajtohen te parat,dhe me pas nxitjet mbi levizjen e te ardhurave.Ne do te perfundojme duke permbledhur sfidat qe nap resin.

2.IHDte ne vendet e zhvilluara dhe ne ato ne zhvillim

            Tabela 2 tregon 10 ekonomite me te medha dhe ato ne zhvillim qe dallohen per pritjen e IHDve dhe flukset e IHDve hyrese nga viti 1997 deri ne vitin 2001 per secilen.Ndermjet vendeve ne zhvillim Kina,Brazili dhe Meksika kane flukset me te medha te IHDve hyrese,ndersa nder vendet e zhvilluara SHBA,MB,Franca,Belgjika e Luksemburgu ishin marresit me te medhenj te IHDve.Per te gjetur lidhjen mes taksimit dhe IHDve duhet te kemi parasysh disa faktore qe kane lidhje me IHD.
Se pari IHD ne sektorin e sherbimeve dhe ne finance jane rritur me nje norme me te larte se IHD ne sektorin prodhues.Sipas Bankes Boterore (2003) gjate periudhes 1988-1999 IHD hyrese jane rritur me 12.2 perqind ne vit ne prodhim dhe me 13.8 perqind ne sherbime.Per vendet ne zhvillim diferenca ishte dhe me e larte:19.6 perqind rritje vjetore ne sektorin prodhues dhe 28.2 perqind ne sektorin e sherbimeve.Roli I rendesishem I sektorit financiar eshte I dallueshem duke pasur parasysh faktin se ne vitin 2000 Belgjika dhe Luksemburgu kaluan Gjermanine persa I perket IHDve hyrese dhe po I afrohen SHBAse.
Se dyti perberja e IHDve ndryshon nga vendi ne vend madje dhe Brenda vendit.Psh. Brazili flukset me te medha te IHDve I ka ne sektorin terciar.Kurse Meksika,edhe pse ka IHD domethenese ne kete sector,fluksin me te madh te IHDve I ka ne sektorin prodhues.
Se treti flukset hyrese te IHDve variojne gjeografikisht si ndermjet vendeve te ndryshme,ashtu dhe Brenda nje vendi.,keshtu qe me zbatimin e politikave fiskale ndaj tyre vendet pritese duhet te kene parasysh dhe sistemin e taksave qe perdorent ne vendin prej nga ku vijne investimet.Psh shumica e IHD ne Meksike vijne nga SHBA.Por SHBA ka dhe investime te konsiderueshme ne Brazil po atje ndihet shume dhe ndikimi I IHDve nga Europa Perendimore.Per me teper origjina gjeografike ne vitet ’90 ka ndryshuar mjaft ne Brazil ku tashme vendet me te medha investiture nga Evropa Perendimore jane Spanja,Franca dhe Holanda.
Se katerti vendet ne zhvillim karakterizohen nga flukes me te medha hyrese se dalese te IHDve.Ndersa vendet e zhvilluara I kane gati njesoj.Gjithsesi zakonisht flukset dalese te IHDve jane me te larta ne keto vende.Psh ne vitet 1985-1995 flukset hyrese mesatare vjetore per vendet e zhvilluara ishin 127.5 miliard ndersa ato dalese ishin 181.7 miliard.
Gjate se njejtes periudhe keto flukes per vendet ne zhvillim ishin perkatesisht 50.1 dhe 21.5 miliard.Ne vitin 2000 IHD hyrese ne Kine ishin 40.8 miliard ndersa ato dalese ishin 0.9 miliard.Ne disa pikepamje sfidat me te cilat perballen vendet e zhvilluara dhe ato ne zhvillim jane te ndryshme.
Se pesti eshte e rendesishme te thuhet qe taksat nuk jane faktori me I rendesishtem per terheqjen e IHD edhe pse atom und te kene nje ndikim margjinal.Nje numer studimesh tregojne se per terheqjen e investimeve ndikojne dhe faktore te tjere si:sundimi I ligjit,niveli I ulet I korrupsionit,cilesia e infrastructures,ecuria e ekonomise,pozicioni gjeografik,reputacioni I vendit etj.Gjithashtu nje rendesi te vecante ka dhe qendrueshmeria e politikave ndaj IHD ne te ardhmen.Kjo ben pjese ne riskun e vendit.
Se fundi duhet thene se IHD kane nje ndikim te pabarabarte mbi nje vend.Psh nga NAFTA perfitojne me shume zonat e pasura veriore te Meksikes se zonat e varfra jugore.Kjo mund te kete efekte politike ku pjesa qe fiton me pak mund t’u kundervihet zbatimit te reformave ne dobi te IHD.

3.Nxitjet e perdorura per te terhequr IHD nga vendet ne zhvillim dhe nga vendet e zhvilluara

            Te dy keto kategori vendesh perdorin tipe nxitjesh per te terhequr IHD ne vendin e tyre por tippet dhe shpeshtesite e perdorimit variojne.Tabela 3 liston nxitesit e perdorur nga 71 vende ne zhvillim dhe nga 20 vende te OECDse.Lirimet nga taksat ose pushimet e taksave jane perdorur nga 55 perqind e vendeve ne zhvillim por vetem nga 20 perqind e vendeve te OECDse.Ulje te normave te taksave per IHD perdorin 45 perqind e vendeve ne zhvillim dhe 5 perqind e vendeve te OECDse.Zbritjet per investimet dhe riinvestimet perdoren shpesh nga ted y kategorite por me shume nga vendet ne zhvillim.Zhvleresimi I pershpejtuar perdoret nga 30 perqind e vendeve ne secilin grup.Tipat e nxitjeve te perdorura me shpesh nga vendet e zhvilluara jane:taksa te reduktuara locale dhe huate e subvencionuara.Moran (1998) argumenton se vendet ne zhvillim,duke mos qene ne gjendje te garojne me vendet ne zhvillim me subvencionet qe ato japin aplikojne pushimet e taksave etj.Shah (1995) mendon se perdorimi I taksave si nxitje con ne vendime te shtremberuara investimesh ne vendet ne zhvillim per shkak te mungeses se nxitjeve per fillestaret dhe inkurajimit te vetem atyre firmave metodat e prodhumit te te cilave kerkojne shume kapital.Perdorimi I taksave locale te reduktuara eshte shqetesues per rritjen e bashkepunimit midis shteteve.Ky bashkepunim arrihet me lehte kur qeverite qendrore kane nje kontroll me te vogel ne taksat lokale.

4.Nxitjet e investimeve nen sistemet e ndryshme te taksimit nderkombetar

Fakti I pare qe duhet te dime ne lidhje me sistemet e taksave ndaj IHD eshte se ekzistojne dy sisteme te ndryshme:sistemi territoria dhe sistemi mbareboteror.Dallimi ndermjet te ardhurave te taksuara nga keto dy sisteme eshte si dallimi mes GDP dhe GNP.Ne sistemin territorial shteti takson te ardhurat e realizuara Brenda nje vendi,pavaresisht nese subjekti I tatueshem eshte vendas apo jo.Ne te kundert te ardhurat e realizuara jashte vendit nuk taksohen pasi mendohen qe jane taksuar aty ky gjenerohen.Ndersa sistemi mbareboteror takson te ardhurat e realizuara Brenda vendit dhe ato te realizuara jashte vendit ten je subjekti resident.
            Vendet qe perdorin taksimin mbareboteror shpesh kane nje system per kreditimin e taksave te paguara jashte per te evituar taksimin e dyfishte te te ardhurave te realizuara jashte vendit.Kreditimi jepet per taksat e paguara jashte por ai kufizohet ne Shumen e paguar dhe jep vleren e taksave qe do te ishin paguar sikur te ardhurat te ishin realizuar Brenda vendit.Kjo krijon dy tipe taksapaguesish rezidente:ata qe marrin kreditim te plote per taksat e paguara jashte dhe ata qe nuk kreditohen plotesisht.Grupi I fundit thuhet te jete ne tejkalim limiti ose ne deficit krediti ndersa grupi I pare thuhet se eshte ne tejkalim limiti
Ne realitet shumica e vendeve nuk mbeshteten ne ekstremet e pershkruara me siper.Psh. megjithese SHBA njihet sin je vend I taksimit mbareboteror ajo devijon nga ky model ne mjaft raste.Psh. nje corporate amerikane mund te themeloje nje aktivitet jashte vendit sin je corporate te huaj te kontroluar (CFC) qe eshte e rregjistruar ne vendit tjeter dhe ne te cilen 50 perqind e aksioneve mbahen nga aksionere amerikane.Pervecse per disa lloje te ardhurash nje CFC taksohet ne SHBA vetem per te ardhurat e riatdhesuara.Meqe keto kompani mund te shtyjne perfshirjen e te ardhurave te tyre ne taksa duke mos I riatdhesuar ato,ky tipar I ligjit amerikan per taksimin nderkombetar quhet tipari I shtyrjes,nje praktike e zakonshme ne vendet ku perdoret taksimi mbareboteror..Por,perderisa taksa mbi te ardhurat mund te shtyhet,kjo e ben sistemin amerikan te duket si system territorial.Megjithate vendet tentojne te klasifikohen ne system pak a shume mbareboteror ose territorial.
Nese sistemi amerikan eshte mbareboteror apo jo,percaktimi komplikohet dhe nga tipare te tjera.Psh efekti I shtyrjes u dobesua nga hyrja ne fuqi e Aktit mbi te ardhurat me 1962 qe shtoi nenpjesen F ne kodin amerikan te te ardhurave.Kjo nenpjese I takson disa te ardhura te CFCve sikur te ishin riatdhesuar si dividend.Nje komplikim tjeter I sistemit amerikan te taksimit mbareboteror eshte se veprimtarite jashte vendit mund te ngrihen dhe si dege qe nuk jane te pavarura.E ardhura ose humbja e nje dege te jashtme kombinohet me te ardhurat ose humbjet ne vend dhe taksohen bashke.Kompanite qe veprimtarite jashte I organizojne si dege jane kryesisht kompanite financiare dhe ato te sektorit te naftes.
Nga ana tjeter e medaljes Gjermania shpesh mendohet sin je vend territorial.Sic thuhet nga Altshuler dhe Grubert(2001) Gjermania ka nje sistem mbareboteror me kreditim te taksave te paguara jashte.Ajo qe e dallon Gjermanine eshte se pagesat e dividenteve te degeve qe ndodhen ne vendet me te cilat Gjermania ka lidhur nje traktat taksash jane te perjashtuara nga taksat ne Gjermani,duke krijuar ne reste te tilla nje sistem territorial.
Mbase habitshem,studiuesit nuk bien ne nje mendje per sa I perket efektit teorik qe ka perdorimi I nxitjeve nepermjet taksave per IHD nga vende qe vijne nga vende me kreditim te taksave te huaja.Nje teze e shtruar nga Horst (1977) thote se ka nxitje te ndryshme per firmat qe jane me tejkalim krediti dhe per ato qe jane me defickt krediti.Firmat me tajkalim krediti perballen me normat e taksave te vendeve ku investojne,ndersa atp me deficit krediti me normat e taksave te vendit amtar.Ne te kundert,Hartman argumenton se tipari I shtyrjes,I kombinuar me faktin qe firmat e konsoliduara I financojne investimet e tyre me ane te fitimeve te pashperndara qe gjenden tashme jashte vendit,e con ate te mendoje se sistemi I kreditimit te taksave eshte pa rendesi per kompanite shumekombeshe ne vendimet e tyre investuese.Sipas Hartmanit tipari I shtyrjes nuk I ndihmon ato kompani qe duan te investojne fonde qe jane jashte vendit dhe qe duhet perfundimisht te riatdhesohen.Kthimi ne keto fonde duhet perfundimisht te thithe taksen e vendit amtar.Keshtu qe rregulli per firmat me tajkalim ose deficit krediti eshte I njejte:investo jashte vendit nese kthimi pas taksave te huaja eshte me I madhe se kthimi pas taksave Brenda vendit.Rezultati I Hartmanit varet ne nje norme te pandryshueshme te takses ne vendin amtar.
Hajns arrin te beje nje dallim mes sistemeve te ndryshme te vendit ame per faktin se aim err ne shqyrtim vetem nje vend prites.Prapeseprape rezultatet e tij mbase nuk duhet te shtrihen ne vende te tjera pritese pervec SHBA.
                                                                                                                                                                                                                                                             
                                                                                                                                                                                                                                                                             
5.Nxitjet dhe llogaritja e krediteve te taksave te jashtme

            Nje diference e rendesishme ne llogaritjen e kreditimit te taksave te paguara jashte behet nese ka nje limit per vend apo jo.Disa vende I trajtojne te ardhurat e realizuara ne secilin vend ne menyre ten dare ne menyre qe te percaktojne nivelin e kreditit per taksat e paguara jashte vendit amtar.Ndersa vende te tjera e percaktojne kreditimin ne nje baze mbareboterore.Ne metoden e pare aplikohet limit per secilin vend.Ne metoden e dyte konsiderohen te ardhurat e fituara ne total dhe shihet a e ka arritur limitin.Keshtu qe taksapaguesit do jete ne tejkalim limiti nese norma mesatare e ponderuar e taksave te jashtme eshte me e madhe se norma e taksave te vendit amtar.Nje koporate mund te reduktoje normen e takses se vendit amtar duke mesatarizuar te ardhurat e taksuara me shume dhe me pak,nje fakt I rendesishem per nxitjen e investimeve dhe per levizjen e te ardhurave.Konsideroni per shembull nje corporate me pjesen me te madhe te te ardhurave qe vijne nga vende me taksa te larta dhe me nje pjese te vogel qe vijne nga vende me taksa te uleta.Kjo firme nuk do te marre kreditim te plote per taksat e paguara jashte,pra do te jete ne gjendjen e tejkalimit te kreditit.Atehere firma do te kete nje nxitje per te kaluar te ardhura nga vendet me taksa te larta ne ato me taksa me te uleta.Keshtu qe norma mesatare e takses ne vendet e huaja bie.Kjo nuk do te thote qe nje limit per secilin vend eliminon abuzimet e mundshme.
            Meqe tipe te ndryshme investimesh kane norm ate ndryshme efektive taksash,nje shkak per shqetesim per vendet qe aplikojne limitin per secilin vend eshte se te ardhurat mund te levizen ne tipe te ndryshme investimesh.Per te luftuar kete tendence disa vende I detyrojne kompanite shumekombeshe te bejne llogaritje te ndara te kreditit ne tipe te vecanta te te ardhurave me taksa te larta ose te uleta,nganjehere te quajtura shporta te te ardhurave.Keto kategori rrisin mjaft kostot per shumekombeshet.

6.Pushimet dhe uljet e taksave si nxites investimesh

            Shume vende ne zhvillim u japin kompanive shumekombeshe nje pushim taksash qe do te thote pak ose aspak taksa per nje numer vitesh.Ky pushim taksash perben nxitje per firmat vetem nese taksat e vendit amtar jane me baze ne burim.Per kompanite me qender ne vendet qe perdorin sistemin e taksave mbareboteror,pushimet e taksave nuk perbejne ncitje,meqe te ardhurat e tyre do te taksohen me normen e vendit amtar.Duke e ditur kete disa vende qe perdorin sistemin mbareboteror u lejojne korporatave te tilla pushime duke u kredituar taksa qe ne te vertete si kane paguar.Kjo shpesh njihet si ulje taksash.Parashikimet e uljes se taksave percaktohen ne marreveshje mes vendeve.Megjithese shumica e vendeve te zhvilluara japin ulje taksash ne marreveshje me vendet ne zhvillim,SHBA nuk e ben kete.Ka disa prova qe ulja e taksave ndikon ne vendndodhjen e kompanive japoneze Hines (2001)Por uljet e taksave nuk ndihmojne kompanite e reja qe kane pasur humbje ne hapat e para.Dhe biznese te tilla innovative mbase mund te konsiderohen si motote te ekonomise.Per me teper uljet e taksave inkurajojne abuzimet me cmimet e transfertave.
            Edhe pse dikush mendon se uljet e taksave ndikojne ne vendndodhjen e IHD,mund te thuhet qe ato ulin te ardhurat nga taksat ne vendet prites.

7.Levizja e residences se korporates

            Cfare e percakton vendin meme ten je corporate shumekombeshe?Kjo varion nga vendi ne vend por varet nga vendi I regjistrimit te kompanise meme,ose nga vendndodhja e zyrave qendrore (pavaresisht nga vendi I regjistrimit) prej nga ku drejtohet kompania.Vendet duhet te dine nese nje corporate shumekombeshe eshte rezidente apo jo pasi nga kjo veret se cfare rregullash taksimi duhet te zbatohen ndaj saj.Nganjehere eshte ne interesin e kompanive qe te ndryshojne vendin e regjistrimit,ne menyre qe te reduktojne taksat.Kjo eshte quajtur inversion dhe mendohet te kete qene nje shkak ne shkrirjen e Dajmlerit me Krajslerin.Kompanite amerikane kane marre shume akuza per tentimin e nje rirregjistrimi te tille.Psh.Stenli Uorks deklaroi se do te ndryshonte rezidencen e saj nga SHBA ne Bermuda.Por pas ankesave te politikes dhe te aksionereve u detyrua ta anulloje vendimin.

8.Levizja e te ardhurave nepermjet cmimeve te transferimit.

            Cmimet e transferimit jane cmimet qe u vendosen transaksioneve ndermjet firmes meme dhe asaj bije ne nje shumekombeshe,si psh ne rastet e shitjes se nje impute nga kompania bije tek ajo meme ose kalimi I nje marke tregtare nga kompania meme drejt kompanise bije.Keto cmime transfertash mund te jene problematike nga perspektiva e poltikes fiskale,pasi mund te perdoren per tiu shmangur taksave pavaresisht nga sistemi qe perdoret.Abuzimet ne sistemin territorial jane mbase me te dukshme:mund te transferohen perfitime nga vendi me taksa me te larta drejt atij me taksa me te uleta.Nje avantazh I supozuar per sistemin mbareboteror eshte se nxitja zhduket per nje kompani qe investon vetem ne nje vend te huaj norma e takses e se cilit eshte me e vogel se norma e vendit amtar.Ne kete rast te ardhuret qe vijne nga investimi I huaj do te taksohen me normen e vendit amtar dhe nxitja per levizjen e te ardhurave eleminohet.Prapeseprape,disa komplikime ne ligjet e vendeve qe perdorin sistemin mbareboteror,mund t’I nxisin korporatat qe t’I perdorin cmimet e transfertave per te ulur taksat.Psh. meqe korporatat kane investime ne nje numer shtetesh,menyra se si llogaritet krediti eshte me rendesi,Sic u permend me siper disa vende I mbledhin te ardhurat nga te gjitha vendet per te percaktuar nje limit.Gjithashtu,perdorimi I kompanive mikser ne vendet qe perdorin limitin per vend mund te coje ne mesatarizimin e te ardhurave.Per shume korporata qe kane shumicen e te ardhurave ne vende me taksa te larta dhe nje pjese te vogel ne vende me taksa te uleta,meqe nuk marrin kredit te plote ne kete rast,ekziston nxitja qe me ane te cmimeve te transfertave t’I levizin te ardhurat drejt vendeve me taksa me te uleta,ne menyre qe te marrin kredit te plote per taksat e paguara jashte.
            Meqe cmimet e transfertave mund te perdoren per t’ju shmangur taksave,shtetet kane perpunuar nje teresi rregullash per te minimizuar mundesine e evazionit fiscal.Problemi eshte per te gjetur nje menyre objective per te vleresuar aktivet e prekshme dhe te paprekshme qe kalojne nga njeri vend ne tjetrin.Standarti nderkombetar gjeresisht I pranuar eshte qe ketyre transaksioneve t’u caktohet nje cmim sikur dy palet te jene subjekte te pavarura.Prapeseprape,cmime te tilla eshte jo e lehte te percaktohen sepse operacione te ngjashme mes paleve te tjera mund te mos ekzistojne.Ky eshte nje problem I perhapur te aktivet e paprekshme.Sepse vlera e tyre varet nga fuqia e tregut qe ata gjenerojne.
            Kur transaksione te krahasueshme nuk ekzistojne,qeveria udhezon nepermjet rregullave ose ligjeve te vecanta,per te vendosur cmimin e transaksioneve.Nje udhezim I tille mund te perfshije llogari mbi koston,te dhena mesatare te industries si ROA,marzhi I shitjes ose perpjekje per te rregulluar vlerat e transaksioneve te tjera jo krejtesisht te barabarta per te marr nje cmim reference.Metodat e bazuara te perfitimi (perfitime te krahasueshme)perballe metodave te transaksioneve jane me te diskutueshme.Disa vende nuk I lejojne metodat e krahasimit te perfitimeve.Sherbimi I brendshem amerikan I te ardhurave (IRS) ka adoptuar nje qasje te hapur rreth metodave te percaktimit te cmimeve te transaksioneve.Kompanite shumekombeshe munden tani qe te propozojne nje metode per percaktimin e ketyre cmimeve.IRS ekzaminon metoden e propozuar dhe percakton nese metodologjia eshte e pranueshme apo jo.Nese metoda eshte e pranueshme IRS hyn ne nje marreveshje te avancuar te vendosjes se cmimeve me kompanine.Marreveshja lejon kompanine qe cmimet e transfertave ti vendose me metodologjine per te cilen eshte rene dakort.Kjo ndikon edhe ne vendet ne te cilat ajo vepron.Keto marreveshje jane te mundshme edhe ne disa vende te tjera si:Gjermani,Holande etj.
            Abuzimet me vleresimet e cmimeve te transfertave nuk jane te lehta per t’u zbuluar.Megjithate,meqe ato ndodhin Brenda firmes dhe sic sugjerohet nga Grubert,Gudspid,Svenson (1993) jane disa arsye te tjera pervec cmimeve te transfertave qe mund te sqarojne kthimin e ulet te degeve te huaja.Psh. kompanite e huaja mund te kene nje kthim te ulet per shkak te shpenzimeve te fillimit (ose rivleresimit te aktiveve te kompanise se blere) por situate ndryshon ndersa ato maturohenNe fitim mund te kene ndikim dhe ndryshime te papritura te kursit te kembumit.Forcimi I rregullave te vleresimit te transfertave kerkon forcim te administrimit te taksave.

9.Roli I traktateve te taksave,taksave ne burim dhe shkembimi I informacionit

            Traktatet e taksave jane marreveshje dypaleshe qe evoluan nga rekomandimet e Lidhjes se Kombeve me 1927.Nje funksion kryesor I traktateve eshte qe te reduktojne taksat ne burim,kryesisht ndaj dividendeve,interesave dhe honorareve.Keto jane taksa te aplikuara ne burim,zakonisht mbi te ardhurat bruto.Psh. nje kompani italiane qe I paguan dividend kompanise meme ne Britani mund t’I detyrohet nje takes Italise qe do te mbahet ne burim nga qeveria italiane.Nje arsye per taksat ne burim eshte se te ardhurat e ketij tipi mund t’ju ikin si taksave te vendit amtar dhe te atij prites.Taksat ne burim per dividend mund te variojne shume dhe kjo mund te krijoje nxitje qe dividendet te kalohen perms nje vendi te trete me taksa te uleta.

10.Detaje mbi taksimin e sherbimeve financiare

            Duke ditur rritjen e IHDve ne sektorin e sherbimeve,vecanerisht ne finance,duhet t’I dime disa detaje rreth taksimit te sherbimeve financiare.Firmat e sektorit financiar taksohen disi ndryshe ne krahasim me firmat e tjera duke ditur se te ardhurat e interesit per to jane te ardhura normale te rrjedhes se biznesit.Keshtu qe disa ndryshime ligjore qe mund te mos kene ndikim te madh ne sektorin prodhues,mund te ndikojne shume ne ate financiar.Nje shembull eshte hetuar nga Altshuler dhe Hubart (2001) ne shumekombeshet amerikane te sektorit te sherbimeve.Ato vene ne dukje se nenpjesa F ne kuadrin ligjor amerikan eshte zgjeruar shume nga TRAM86 per te perfshire taksimin korrent te te ardhurave te sherbimit aktiv financiar.Pas ndryshimeve ligjore,nje corporate qe nuk ka tejkalim krediti do te perballet me taksa te barabarta per te ardhura e sherbime financiare Brenda dhe jashte vendit.Duke studiuar deget e firmave financiare jashte Altshuler dhe Hubert zbuluan se vendndodhja e degeve ishte e ndjeshme ndaj differences ne taksa mes vendit prites dhe ShBA ne 1984 por jo ne 1992 dhe 1994.Ata ja dedikojne kete shfuqizimit te parimit te shtyrjes per keto kompani pas 1986.Nje vend prites qe e njeh kete ndryshim dhe IHDte e se cilit vijne nga ShBA,mund te fitojne te ardhura duke e rritur normen e taksave te tyre deri ne nivelin amerikan.

11.Investimet e huaja direkte ne vendin tone

11.1   Ecuria e investimeve te huaja direkte ne Shqiperi

Megjithese flukset e investimeve te huaja ne Shqiperi kane qene ne rritje te vazhdueshme, ato mbeten ne nivele shume te ulta nese i krahasojme me Rajonin. Kjo si pasoje e nje trashegimie negative te demtimit te rende te klimes se biznesit, per shkak te pengesave te konsiderueshme administrative, korrupsionit te perhapur, dobesive regullatore si dhe riskut te perceptuar ekonomik dhe politik te vendit. 

Investimet e huaja direkte, gjate viteve te fundit, , kane pesuar nje rritje te konsiderueshme. Gjate vitit 2004, per shkak edhe te privatizimit te Bankes se Kursimeve, fluksi i FDI-ve per kete vit, arriti vleren prej 341 milion USD. Per vitin 2005, investimet e huaja direkte per efekt edhe te mungeses se privatizimeve, zbriten ne 255 milion USD. 

Fluksi i investimeve të huaja direkte në Shqipëri është më i ulët krahasuar edhe me vendet e tjera të rajonit, të cilat me përjashtim të Bullgarisë dhë Rumanisë nuk shquhen për tërheqje të IHD-ve, përveç në fushën e privatizimeve. Siç mund të shihet në Figurën 1, në të shkuarën Shqipëria nuk është paraqitur mirë në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit.  Po të krahasosh pjesën e tregut, Shqipëria është përfituesi më i vogël i IHD-ve krahasuar me vendet e tjera.

Nga pikëpamja e origjinës, Italia dhe Greqia ruajne nje pozicion mbizoterues ne investimet e huaja direkte ne Shqiperi: 51 per qind e ndermarrjeve te investimit direkt jane me pjesemarrje te kapitalit te huaj italian dhe 24 per qind me kapital te huaj grek. Ndjekesit me te afert jane kapitali turk (4 per qind) dhe ai amerikan (3 per qind). Nderkohe, verehet nje hapje drejt lindjes se mesme, shoqeruar edhe me rritjen e flukseve te kapitalit nga keto vende.  
            
Ne kendveshtrimin e stokut te kapitalit te huaj, ne fund te vitit 2004, jo me pak se 82 per qind e ketij stoku ishte per llogari te vendeve te Bashkimit Evropian, me investitore kryesore Greqine (me 48 per qind te stokut te kapitalit te huaj ne fund te vitit 2004) dhe Italine (me 30 per qind). Greqia dhe Italia kane rritur ndjeshem pranine e tyre ne stokun e kapitalit te huaj ne vend. Afersia gjeografike e Shqiperise me keto dy vende si dhe nje bashkepunim i fuqishem ekonomik me BE, jane nder arsyet kryesore per dominimin e investitoreve te huaj nga keto vende.

Rritja e stokut te kapitalit te huaj ne vite, verehet te kete qene me e ndjeshme persa i perket kapitalit grek. Ky i fundit, ne fund te vitit 2004 vleresohet ne rreth 18 miliarde leke nga 7 miliarde leke vleresuar ne fund te vitit 2001. Kapitali grek eshte i perqendruar kryesisht ne sektorin e komunikacionit (68 per qind) ardhur si rezultat i perfshirjes ne privatizime gjate viteve 2000-2001 dhe tregtise me shumice (13 per qind). 

Pergjate viteve te fundit eshte zbehur disi prania e tij ne industrine e veshjeve. Kapitali italian per periudhen e vrojtuar (2001-2004), ka ruajtur rreth intervaleve 60-65 per qind perfaqesimin e tij me investime ne industrine perpunuese. Ne fund te vitit 2004, stoku i kapitalit italian vleresohet ne rreth 11.3 miliarde leke nga 3.8 miliarde leke ne vitin 2001 (burimi: Banka e Shqiperise).
Persa i perket shperndarjes gjeografike te IHD ne Shqiperi, vihet re nje perqendrim i tyre ne Tirane (52%) dhe ne pjesen perendimore te vendit. 
Shperndarja sektoriale e investimeve te huaja direkte ne Shqiperi tregon nje shkalle te larte perqendrimi te tyre ne industrine perpunuese dhe ne tregti.

11.2   Problematika  qe has sektori

Zonat ku jane perqendruar IHD jane zona me te ardhura me te larta dhe infrastrukture me te zhvilluar. Pjesa e brendshme qendrore si dhe verilindja e vendit, jane nder zonat me pak te preferuara nga investitoret e huaj. Perveç infrastruktures se pazhvilluar te ketyre zonave dhe marketingut te munguar, nje rol te rendesishem mendohet te kete luajtur migrimi i brendshem dhe i jashtem, i cili veshtireson gjetjen e fuqise punetore te kualifikuar ne to. Megjithate, nje perqindje te konsiderueshme te IHD kemi ne rrethe kufitare me Greqine, si Korça dhe Gjirokastra.
Investimet ne industri kane synuar sektoret me perqendrim te larte te fuqise punetore dhe jo ato me perqendrim te kapitalit ose te teknologjise duke i lene pak hapesire rolit te investimeve te huaja ne transferimin e teknologjise dhe rritjen e kapacitetit teknologjik te prodhimit ne vend, duke minimizuar efektet pozitive anesore te ketyre investimeve ne sektoret e tjere te prodhimit.

 Shkaqet e Nivelit te ulet te FDI-ve ne Shqiperi vijne si rezultat:  
•   Problemi i imazhit eshte nje drejtim ku do te  perqendrohet puna ne te ardhmen per te siguruar nje ndryshim te shpejte te imazhit per Shqiperine ne vendet e huaja.
•   Problemet dhe konfliktet lidhur me pronesine mbi token , procedurat burokratike per rregjistrimin e te drejtave te pronesise, per aprovimin dhe dhenien e lejeve te ndertimit kane krijuar gjithmone nje barriere per investimet e huaja.
•   Niveli i informalitetit te ekonomise eshte gjithashtu nje drejtim qe do te synohet te permiresohet ne te ardhmen, per te sigurua nje konkurence te ndershme ne treg
•   Procesit te ngadalshem te privatizimeve, ndermarrjeve te mesme dhe te medha te shtetit ne sektoret industriale me intensitet te larte kapitali, dhe sektoreve strategjike si energjia, telekomunikacioni.
•   Perceptimi ende i nje risku politik dhe ekonomik te vendit nga investitoret potenciale te huaj.
•   Funksionimi i dobet i institucioneve publike, korrupsioni, trafiqet dhe zbatimi i dobet i ligjit. 
•   Mungesa e efikasitetit dhe kostoja e larte e infrastruktures ( transport, energji, uje) si dhe mungesa e parqeve industriale per FDI-te orientuara nga eksporti dhe turizmi. Ndonese ekziston nje ligj qe lejon krijimin e zonave te lira dhe parqeve industriale deri tani ne Shqiperi nuk eshte krijuar ndonje zone e lire apo park industrial. 
•   Pamjaftueshmeri e sherbimeve financiare, bankare dhe jobankare (nivel i ulet i kreditimit, cilesi e ulet e sherbimeve financiare per tregeti nderkombetare, shkalla e larte e interesit, kerkesat e larta per kolateral, sherbimet e kompanive te sigurimit etj.)
Analiza SWOT 
Mundesite
•   Integrimi Europian
•   Integrimi ekonomik rajonal (Cefta)
•   Diaspore e gjere
•   Reforma e Sistemit te Arsimit
•   Rindertimi i Infrastruktures   Pikat e Forta 
•   Afersi gjeografike me pjesen me te madhe te rajoneve dhe tregjeve ne Europe
•   Fuqi punetore e kualifikuar me nje kosto relativisht te ulet
•   Kulture pune 
•   Burimet minierare
•   Atraksionet natyrale dhe turistike
•   Nje ambjent ligjor i pranueshem per investim
Pikat e dobta
•   Tregjet e vogla vendase
•   Te ardhura te ulta per fryme
•   Infrastrukture e dobet
•   Teknologji industriale e vjeteruar
•   Sektor i dobet financiar   Risqet
•   Konkurrenca e vendeve fqinje 
•   Rritje ne paga dhe humbja e avantazhit konkurues te kostos se ulet te punes

11.3   Masat qe do te realizohen 

- Permiresimi i klimes se biznesit: vendosja e nje raporti te drejt midis politikave regullative dhe liberalizuese te tregut dhe nderhyrjes se shtetit ne treg, thjeshtimi i procedurave per regjistrimin e biznesit, thjeshtimi i procedurave te licensimit, lehtesimi i procedurave doganore dhe tatimore, zgjidhja e problemeve te tokes dhe te ndertimit, permiresimi i procedurave te ankimimit administrativ, reduktimi i ekonomise informale do te kene efekt pozitiv ne rritjen e investimeve ne vend.
- Pergatitja dhe miratimi i Ligjit te ri dhe akteve nenligjore per konçesionet dhe implementimi i tyre (brenda vitit 2007); Qeveria Shqiptare po pergatit paketen e plote nenligjore ne zbatim te ligjit te ri te koncesioneve, i cili do te beje te mundur  rritjen e  transparencës, efikasitetit dhe barazisë në lidhjen e kontratave nga autoritetet publike si dhe   përcaktimin e procedurave të veçanta, për dhënien e projekteve koncesionare. Hyrja ne fuqi e ketij ligji do te beje e mundur nxitjen e kapitalizimit te shume sektoreve te bisnesit si ne sektoret e energjise, miniera, turizmi,  transportit, telekomunikacionit etj. Ne kushte te vecanta ky ligj parashikon edhe dhenien e incentivave koncesionare me cmime minimale si ajo 1 Euro per sektore dhe rajone prioritare. Zbatimi i ketij projekti e gjen mbeshtetjen kryesore ne ofrimin e prones shteterore,  (asete, burime natyrore, aktivitete ekonomike) me 1 Euro. Qeveria ka disa alternativa per te cilat ky projekt mund te gjeje zbatim. Keshtu, per kete projekt synohet te ofrohen me 1 Euro:
Asete te shoqerive publike ekzistuese,troje/toka  publike, tarifa apo sherbime te caktuara te lidhura me keto aktivitete ekonomike. Qeveria mund te perdore disa instrumenta per kete projekt: te jape me qera pronen shteterore me 1 Euro; te shese pronen shteterore, me 1 Euro; te jape me konçension pronen shteterore, me tarife royalty 1 Euro per 10-20 vjet;
Per seicilen prej tyre do te kete specifika ne kushtet per tu plotesuar, kriteret e vleresimit si dhe sanksionet e vena.
-  Kryerja e nje studimi me qellim identifikimin  e grupeve dhe vendeve lidhur me permiresimin e imazhit te Shqiperise si dhe percaktimi i aktiviteteve perkatese (brenda vitit 2007)
-  Aktivitete promovuese per permiresimin e imazhit te Shqiperise (2008-2013)
-  Trainime te stafit te AlbInvest me qellim zhvillimin e kapaciteteve ne funksion te arritjes se objektivave te nxitjese dhe sherbimit ndaj investitoreve dhe aktivitete te tjera qe sherbejne per fuqizimin e kapaciteteve te kesaj agjencie (brenda vitit 2007)
- Pershpejtimi i procesit te privatizimeve si nje burim kryesor i rritjes se IHD-ve ne periudhen afatshkurter (brenda vitit 2009);
- Aktivitete promovuese ne vende si Italia, Gjermania, Austria per promovimin  e industrise se kepuce dhe veshjeve, biznesin e sherbimeve (business services), dhe te materialeve te ndertimit sipas nje programi te percaktuar a-priori.
- Zhvillimi i nje programi te koordinuar per promovimin e Shqiperise dhe mundesive te saj per investime edhe ne fusha dhe industri te reja. ( periudha 2007-2013)
- Identifikimi i tregjeve dhe i mundesive te investimeve ne sektore potenciale si ne ate te elektro-energjitikes, minierave, gazit dhe naftes, agrobiznesit dhe te turizmit. (2007-2008)
- Aktivitete promovuese ne sektore si ne ate te elektro-energjitikes, minierave, gazit dhe naftes, agrobiznesit dhe te turizmit (2009-2013)
- Krijimi i parqeve industriale;  Eshte i domosdoshem identifikimi i zonave strategjike te pershtatshme, rreth 30-50 ha ose me shume dhe me pas me ane te partneritetit publik/privat ose me ane te krijimit te nje fondi zhvillimi me mbeshtetjen e sektorit bankar dhe ne bashkepunim me autoritetet vendore dhe privatet te krijohet parku i pare industrial; Ne periudhen 2007-  2011 do te mbeshtetet projekti i Shoqates se Investitoreve Italiane qe operojne ne Shqiperi per krijimin e Parkut te pare industrial ne zonen e Koplikut.
- Sherbimi ndaj investitoreve ekzistues si burim per gjenerimin e investimeve te reja (aftercare service)
- Monitorimi i impaktit te investimeve te huaja me qellim orientimin drejt politikave me efikase, fleksibile ne funksion te shfrytezimit me te mire te ketyre investimeve.
- Ndermarrjen e nje projekti per te ritur komunikimin dhe bashkepunimin me diasporen tone jashte vendit. ( 2008-2010)
- Ndermarrjen e nje projekti per te trainuar personelin e ambasadave tone jashte vendit per ceshtjet ekonomike dhe te investimeve ne Shqiperi. ( 2008-2010)
- Studim mbi mundesine e hapjes se dy apo tre zyrave perfaqesimi ne vendet me potencial me te madh per investime  te huaja ne Shqiperi (brenda vitit 2008).
- Hapja e dy apo tre zyrave perfaqesimi ne vendet me potencial me te madh per investime  te huaja ne Shqiperi. ( 2009-2013)


12.Sfidat qe na presin

            Nxitjet qe rezultojne nga taksimi ndaj IHD jane apriori te veshtira te vleresohen dhe parashikohen.Kjo eshte per shkak te diversitetit te IHDve,te prejardhjes se ndryshme gjeografike dhe te faktit qe ato ndryshojne me kalimin e kohes pavaresisht nga ndryshimi ne taksa.Vendet pritese duhet te kene njohuri per tippet e ndryshme te IHDve,per trajtimet e ndryshme fiskale qe ato marrin ne vendet amtare qe te krijojne nxitje efikase per to.Sistemet e taksave te vendeve amtare mund te ndryshojne me kohen duke e bere detyren edhe me te veshtire.Vendet e zhvilluara mund ta shohin ne menyre fleksibel kete detyre madje disa mund ta udheheqin procesin.Por mungesa e burimeve dhe e ekspertizes se nje vendi ne zhvillim e vendos ate ne nje pozicion te pafavorshem ne raport me vendet e zhvilluara.Edhe pushimi I taksave mund te behet I padobishem duke ditur qe shume vende te zhvilluara I kreditojne taksat e paguara jashte,aq me teper kur kemi mesatarizim te te ardhurave per cdo vend..Per me teper kompanite e reja qe jane ne veshtiresi ne fillim por qe shpesh gjenerojne inovacione dhe vende pune jane ne disavantazh ndaj te tjerave.Sfidat per vendet e zhvilluara dhe ato ne zhvillim atehere duken te jene te ndryshme.Vendet ne zhvillim shpesh humbasin te ardhura duke ulur taksat per te ulur IHD.Ato do duhej te perqendroheshin me shume ne permiresimin e kushteve te tjere qe jane faktore te rendesishem ne nxitjen e IHDve.Vendet e zhvilluara,nga ana tjeter,kane avantazh ne perdorimin e taksave per nxitjen e IHDve.Megjithate vendet e zhvilluara mund te kene me shume sukses duke bashkepunuar ne disa aspekte.Bashkepunimi do t’I ndihmoje me ane te shkembimit te informacionit per te mbikeqyrur kompanite shumekombeshe qe po rriten dita dites.Vendet e zhvilluara do kene nevoje t’I ndihmojne ato ne zhvillim ne monitorimin e transaksioneve dhe administrimin e taksave per te parandaluar evazionin fiscal,pastrimin e parave dhe cdo lloj abuzimi tjeter

No comments:

Post a Comment