Nga të dhënat e paaudituara është vënë re se bankat shqiptare kanë pasur një rritje të fitimit gjatë vitit 2011. Kështu, nga 12 miliardë lek që ishte fitimi I tyre neto në total në vitin 2010, ai ka arritur në 15 miliardë në vitin 2011.
Po cilat janë shkaqet për këtë rritje?
Sipas ekspertëve rritja e kreditimit është një ndër faktorët. Portofoli total I kredive në vitin 2011 arriti në 566 miliardë lekë, me një rritje prej 15.3% nga viti I kaluar. Me gjithë rritjen e kreditimit, kostoja e kredive nuk ka rënë, gjë që ka çuar në rritjen e fitimeve për bankat. Gjithashtu është rritur cilësia e kredive të dhëna kohët e fundit.
Gjithashtu kemi dhe një rritje të depozitave sepse shqiptarët gjithnjë e më tepër po fokusohen drejt kursimit.
Me gjithë pikëpyetjet nëse kjo rritje është abusive apo jo, sepse me gjithë uljen e normës bazë të interest nga Banka e Shqipërisë, bankat e nivelit të dytë nuk I kanë ulur normat e kredive, prapëseprapë, kjo tregon se sistemi banker shqiptar është I konsoliduar dhe imun ndaj krizës.
No comments:
Post a Comment