Monday, March 5, 2012

Banka e Shqiperise: Shqiptaret me te prirur ndaj kursimit

Sipas raportit te ndermjetesimit financiar per tremujorin e fundit te vitit 2011, depozitat jane rritur jo vetem ne vlere absolute po dhe ne raport me kredite. Raporti kredi/depozita ishte 61.2% ne fund te vitit 2011 nga 63.2% qe ishte nje vit me pare. Pra kemi pasur nje rritje me te madhe te depozitave sesa te kredive.

Pesha e kredive te keqija ndaj totalit te kredive arriti 18%. Sipas Bankes se Shqiperise, shqiptaret nuk po konsumojne dhe pasiguria ekonomike i ka shtyre drejt kursimit. Gjithashtu ka rene kerkesa per kredi nga ana e bizneseve, megjithe uljen e normes baze te interesit qe ka bere Banka e Shqiperise ne vitin 2011. Kjo ka ndodhur sepse bizneset po punojne nen kapacitetet e tyre per shkak te kerkeses se ulet dhe investimet nuk jane te nevojshme.

No comments:

Post a Comment